Përfundon seanca, Konjufca: Së paku tre deputetë të LVV-së nuk votojnë asgjë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
kuvendi-900x600
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Sërish ka dështuar miratimi i amendamentit të propozuar nga deputeti i LVV-së, Visar Korenica. Vetëm 38 deputetë kanë marrë pjesë në këtë votim për projektligjin për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor.

Në seancën e sotme plenare kanë dështuar të miratohen dy amendamente të propozuara për projektligjin për Zyrtarët Publikë.

Pas dështimit të votimit të këtyre projektligjeve, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka ftuar për diskutim shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari Lila.

“Me sa po e kuptojë gjendjen brenda grupit të mazhorancës, së paku tre deputetë nuk do të votojnë asgjë, asnjë projektligj. Kështu që nuk ka kuorum Kuvendi për të vazhduar. Caktojmë ndonjë ditë një seancë tjetër, me gjasë javën e ardhshme”, deklaroi Konjufca.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024