Përfundon seanca gjyqësore, Liburn Aliu dhe të akuzuarit tjerë deklarohen të pafajshëm

Përfundon seanca gjyqësore, Liburn Aliu dhe të akuzuarit tjerë deklarohen të pafajshëm

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka përfunduar seanca e shqyrtimit fillestar në rastin e  ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës,  Liburn Aliu  i cili po akuzohet për veprën penale keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë periudhës sa ishte drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

Bashkë me Aliun, të akuzuar janë edhe Ardian Olluri, Nazife Krasniqi, Bahtie Uka, Mimoza Berisha Prestreshi si dhe Zejnulla Rexhepi.

Të gjitha palët e akuzuara u deklaruan të pafajshëm për veprat të cilat i ngarkon aktakuza.


 Prokurorja e rastit, Dulina Hamiti derisa e ka lexuar aktakuzën sipas të cilës thuhet  se të akuzuarit në  cilësinë e personave zyrtar kanë keqpërdorur autoritetin  zyrtar nuk e kanë zbatuar planin zhvillimor urban.

Ardian Olluri, Bahtije Uka dhe Mimoza Berisha-Prestreshi në cilësinë e personave  zyrtar nuk kanë zbatuar vendimin të ministrisë së mjedisit dhe aktvendimin e gjykatës themelore në Prishtinë dhe atë të Apelit.

Kryetari i trupit gjykues, Alban Ajvazi mori aktvendim që shqyrtimi i dytë fillestar të mbahet më 7 qershor nga ora 10:00.

Seanca e kaluar dështoi pasi në shqyrtimin fillestar nuk ishte e pranishme e akuzuara, Bahtije Uka e cila kishte probleme shëndetësore.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: