Përfundon protesta në Mitrovicë, shpërndahen protestuesit
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Një numër i qytetarëve serbë janë shpërndarë pas përfundimit të protestës sot në Mitrovicën e Veriut.

Ata kanë përshëndetur lirimin e liderit të Demokracisë Serbe Aleksandar Arsenijeviq nga Policia e Kosovës, pasi ky i fundit së bashku me Stefan Velkoviq u arrestuan në Mitrovicë të Veriut, për pengim të zyrtarëve që po lyenin murin afër urës kryesore mbi Ibër.

Pas lirimit të tij, qytetarët kanë duartrokitur dhe Arsenijeviq ka shpalosur flamurin serb para qytetarëve serbë.

Arsenijeviq u arrestua sot tek ura kryesore mbi Ibër, pasi ka penguar punëtorët, duke iu thënë se nuk duhet të fshihet flamuri serb në urë.

Arrestimi i Arsenijeviq dhe Vellkoviq u bë në ditën kur në Mitrovicë të Veriut u mbajt një debat për hapjen e urës mbi lumin Ibër.

Ndryshe, QUINT-i më 2 gusht deklaroi se aktualisht nuk e mbështesin hapjen e urës, ndërsa KFOR tha se çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret në kuadër të dialogut. Ura aktualisht është e hapur vetëm për këmbësorë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024