Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen tejet interesante mes Real Madridit dhe Valencias, e vlefshme kjo për La Liga.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Santiago Bernabeu”, Reali dhe Valencia hyjnë drejt zhveshtores duke barazuar pa gola, respektivisht 0:0, raporton KosovaPress.
Në fakt, kampioni evropiane arriti ta gjej golin përmes Rudiger, por që VAR-i e anuloi për shkak se gjatë aksionit kishte pasur ndërhyrje të palejueshme ndaj një lojtari të Valencias.
Pjesa e parë, 0:0.