Portugalia dhe Gana tani vazhdojnë drejt zhveshtoreve pasi që ka përfunduar pjesa e parë e kësaj përballjeje.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “974”, Portugalia dhe Kombëtarja e Ganës po barazojnë pa gola, raporton KosovaPress.
Portugalia ishte dominuese gjatë kësaj pjese të parë, ku përveç posedimit të topit që e kishte në favor (69%), arriti të regjistroj edhe shtatë tentime për gola, krahas asnjë të Ganës.
Ndërkaq, më poshtë mund t’i gjeni statistikat e pjesës së parë mes Portugalisë e Ganës.
