Ka përfunduar pjesa e parë e përballjes tejet interesante mes Polonisë dhe Arabisë Saudite.
Pas 45’ minutave lojë dhe 10’ sosh shtesë të zhvilluara në stadiumin “Education City”, Polonia po avancon me rezultat minimal 1:0 kundër Arabisë Saudite, raporton KosovaPress.
Golin e vetëm deri tani e shënoi ylli i Napolit, Piotr Zielinski, i cili kaloi Poloninë në epërsi në minutën e 39’ të ndeshjes.
Arabia Saudite kishte një shans të artë për ta barazuar rezultatin, por që nga penalltia dështoi të shënoj Salem Al Dawsari në minutën e 45+1’.
Pjesa e parë mbyllet me rezultat 1:0 në favor të Polonisë.
Statistikat e deritanishme të pjesës së parë i gjeni më poshtë.
