Përfundon pjesa e parë, ky është rezultati i ndeshjes Liverpool-Southampton

Përfundon pjesa e parë, ky është rezultati i ndeshjes Liverpool-Southampton

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Liverpoolit dhe skuadrës së Southamptonit, ku momentalisht nikoqirët gjejnë vetën në epërsi prej tre golave.

Pas 45’ minuta lojë të zhvilluara Liverpooli është duke udhëhequr me rezultat 3:0 ndaj Southamptonit, përcjell KosovaPress.


Fillimisht, rezultatin e zhbllokoi sulmuesi Diogo Jota, i cili në minutën e 2’ të ndeshjes shënon për të kaluar Liverpoolin në epërsi prej 1:0.

Ishte përsëri Jota ai i cili e thelloi epërsinë e Liverpoolit, duke shënuar në minutën e 32’ për 2:0. Ndërkaq, golin e fundit në këtë pjesë të parë dhe të tretin për Liverpoolin e shënoi mesfushori Thiago në minutën e 37’ të ndeshjes.

Rezultati pas pjesës së parë është 3:0 në favor të Liverpoolit.

Lexo edhe

Video