Përfundon pjesa e parë, ja rezultati mes Leicester e Chelseat

Përfundon pjesa e parë, ja rezultati mes Leicester e Chelseat

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes interesante mes Chelseat e skuadrës së Leicester Cityt, ku të dy skuadrat kanë gjetur golin.

Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Stamford Bridge”, Chelsea është duke barazuar me rezultat 1:1 me Leicesterin, përcjell KosovaPress.


Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi ylli anglez James Maddison, i cili në minutën e 6’ të ndeshjes kalon “Dhelprat” në epërsi prej 1:0.

Golin e barazimit Chelsea e gjeti përmes mbrojtësit spanjoll Marcos Alonso, i cili barazon rezultatin në 1:1 në minutën e 34’ të ndeshjes.

 Rezultati momental i ndeshjes është 1:1.

Lexo edhe

Video