Përfundon pjesa e parë e Superkupës së Kosovës: Prishtina në epërsi kundër Dritës

Përfundon pjesa e parë e Superkupës së Kosovës: Prishtina në epërsi kundër Dritës

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen në kuadër të Superkupës së Kosovës, ku Drita është në disavantazh kundër skuadrës së Prishtinës.

“Plisat” e filluan ndeshjen shumë mirë, ku në minutën e 3’ e zhbllokoi rezultatin Qëndrim Zyba. Drita ishte e shpejtë në reagim, ku me golin e Kastriot Rexhës në minutën e 7’ arritën të barazojnë shifrat në 1:1, përcjell KosovaPress.


Rezultati ishte i barabartë deri në minutën e 22’, ku nga një penallti e akorduar në favor të Prishtinës, Besnik Krasniqi realizoi nga pika e bardhë, vetëm për ta vendosur Prishtinën përsëri në epërsi.

Të dy skuadrat janë duke zhvilluar lojë të tensionuar, dhe pas 45’ minutave lojë, rezultati momental është 1:2 në të mirë të Prishtinës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: