Përfundon pjesa e parë, Drenica shumë e fortë për Feronikelin

Përfundon pjesa e parë, Drenica shumë e fortë për Feronikelin

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Drenicës dhe asaj të Feronikelit, ku momentalisht nikoqirët gjenden në avantazh prej tre golave.

Ndeshja filloi me 11 minuta vonesë, për shkak të mungesës së auto ambulancës, përcjell KosovaPress.


Rezultatin fillimisht e zhbllokoi Kreshnik Uka, i cili shënon në minutën e 12’ të ndeshjes për ta kaluar Drenicën në epërsi. Epërsinë e dyfishoi mesfushori brazilian Denisson, i cili shënon në minutën e 25’ për 2:0.

Golin e fundit për Drenicën në pjesën e parë e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 40’.

Rezultati pas pjesës së parë është 3:0 në favor të Drenicës.

Lexo edhe

Video

error: