Përfundon pjesa e parë, Ballkani humb epërsinë ndaj Slavia Pragues

Përfundon pjesa e parë, Ballkani humb epërsinë ndaj Slavia Pragues

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes tejet interesante mes Slavia Pragues e Ballkanit, ku u shënuan plot pesë gola.

Pas 45’ minutave të zhvilluara në stadiumin “Fortuna Arena”, skuadra e Slavia Pragues gjendet në epërsi minimale kundër Ballkanit, ku vazhdon drejt zhveshtores në avantazh prej 3:2, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Ermal Krasniqi, i cili kalon kampionin kosovar në epërsi prej 1:0 në minutën e 23’, kurse rezultatin për çekët e barazoi portieri Stivi Frashëri me një autogol në minutën e 26’.


Ballkani nuk u ndal ku sërish e gjeti epërsinë përmes Meriton Korenicës, i cili shënon për 2:1 në minutën e 29’.

Por, nikoqirët e gjetën përsëri golin e barazimit, kësaj radhe përmes Peter Olayinkas, i cili shënon për 2:2 në minutën e 34’.

Ndërkaq, Slavia Prague kaloi për herë të parë në epërsi në ndeshjen e sotme kundër Ballkanit në minutën e 41’, ku Masopust e përmbys rezultatin në 3:2.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat 3:2 në favor të Slavia Pragues.

Lexo edhe

Video