Përfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë, Bulliqi merr më së shumti vota

Përfundon numërimi i votave me kusht në Podujevë, Bulliqi merr më së shumti vota

Në Qendrën e Numërimit të Rezultateve (QNR) ka përfunduar numërimi i votave me kusht dhe atyre me nevoja të veçanta për Komunën e Podujevës.

Në bazë të të dhënave të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ), kandidati i Vetëvendosjes për kryetar të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka marrë më së shumti vota. Bulliqi ka siguruar 243 vota.

Ndërsa kandidati për kryetar të kësaj komune nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ekrem Hyseni ka marrë 204 vota.

Sipas infografikës së publikuar nga KQZ, kandidati i AAK për të parin e Podujevës, Besnik Tahiri mori 27 vota.


Kurse, kandidatja e PDK-së, Floretë Zjenullahu ka siguruar 13 vota.

Nga rezultatet e zgjedhjeve lokale të 13 tetorit, Komuna e Podujevës nuk mundi të nxjerrë kandidatin fitues për të parin e saj që do të qeverisë për katër vitet e ardhshme. Llapjanët edhe njëherë do t’iu drejtohen kutive të votimit për të votuar për kryetarin e tyre. Më 14 nëntor do të mbahet raundi i dytë i zgjedhjeve për komunat që shkuan në balotazh.

Kujtojmë që Bulliqi ka marrë numrin më të madh të votave edhe nga ato me postë.

Sipas KQZ-së Shpejtim Bulliqi ka marrë 161 vota, ndërsa Ekrem Hyseni nga LDK-ja ka marrë vetëm 25 vota.

Lexo edhe

Video

error: