Përfundon ndeshja në “Fadil Vokrri”, ja rezultati mes Kosovës dhe Polonisë

Përfundon ndeshja në “Fadil Vokrri”, ja rezultati mes Kosovës dhe Polonisë

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Fadil Vokrri” mes Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Polonisë, e vlefshme kjo për fazën e grupeve në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror 2023 në kategorinë e femrave.

Kombëtarja e Kosovës për femrat ka pësuar humbje me rezultat të ngushtë 2:1 kundër Polonisë, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishin “Dardanet” ato të cilat kaluan në epërsi të parat përmes golit të mbrojtjes Liridona Syla, e cila shënon në minutën e 4’ të ndeshjes për 1:0.


Golin e barazimit për polaket e shënoi mesfushorja Karolina Gec në minutën e 18’, kurse golin e fitores dhe të përmbysjes së rezultatit për Poloninë e shënoi mbrojtësja Martyna Wiankowska në minutën e 35’.

Me tre pikët e reja, Polonia ngjitet në pozitën e parë në Grupin F me gjithsej 11 pikë, shtatë sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Kosova që zë vendin e pestë në tabelë.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes mes Kosovës dhe Polonisë në kategorinë e femrave është 2:1 në favor të polakeve.

Lexo edhe

Video

error: