Përfundon ndeshja, meshkujt e “UNIN” shkatërrojnë Universitetin e “Shkodrës”

Ka përfunduar ndeshja e dytë e programit të sotëm në sallën “1 Tetori”, e vlefshme kjo për Kampionatin Botëror të hendbollit për universitete, FISU Prishtina 2022.

Kjo përballje i takonte konkurrencës së meshkujve, ku Universiteti kroat “UNIN” ka shkatërruar “Shkodrën” në epërsi prej 39 golave, raporton KosovaPress.

Hendbollistët kroat triumfuan me shifrat 54:15 kundër Universitetit “Shkodra”, dhe e përfundojnë këtë turne me fitore.


Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me shifrat 24:08, kurse në pjesën e dytë semafori tregonte rezultatin 30:07 në favor të kroatëve.

Më i miri i ndeshjes ishte Peter Bazdan me 17 gola të shënuar, kurse më i dalluari te “Shkodra” ishte Ardit Hoxhaj me shtatë gola të realizuar.

Ndeshja ishte e vlefshme për pozitën e shtatë ku tani e zënë hendbollistët kroat, ndërsa shkodranët pozicionohen në vendin e tetë, respektivisht të fundit.

Lexo edhe

Video