Përfundon ndeshja mes Lirisë e Vushtrrisë, kjo skuadër do të luftojë në barazh

Përfundon ndeshja mes Lirisë e Vushtrrisë, kjo skuadër do të luftojë në barazh

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes skuadrës së Lirisë dhe asaj të Vushtrrisë, e vlefshme kjo për të caktuar skuadrën e cila do të luftoj në barazh për një vend në Superligën e Kosovës.

Pas plot 120’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “18 qershori”, fituesi mes Lirisë e Vushtrrisë është përcaktuar me ndihmën e penalltive, përcjell KosovaPress.

Koha e rregullt u mbyll me rezultat të barabartë 1:1, ndërsa në vazhdime nuk kishte gola, kurse në penallti, skuadra e Vushtrrisë ka siguruar fitoren me rezultat 5:3.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi Liridon Fetahaj, i cili në minutën e 45+4’ shtesë nga penalltia kalon Lirinë në epërsi.


Golin e barazimit dhe të fundit brenda kohës së rregullt të kësaj ndeshjeje e shënoi Labinot Osmani, i cili me ndihmën e penalltisë e barazon rezultatin në 1:1 në minutën e 52’ për Vushtrrinë.

Ndërkaq, në fazën e penalltive, Vushtrria ishte e suksesshme 100%, kurse te Liria penalltinë e humbi Viktor Kuka.

Me këtë fitore, Vushtrria vazhdon në luftën e barazhit, ku atje do të përballet me vendin e tetë në Superligën e Kosovës.

Nga ana tjetër, skuadrat që në Superligën e Kosovës janë duke luftuar për t’i ikur vendit të tetë, dhe rrjedhimisht ndeshjes së barazhit janë Malisheva, Dukagjini, Drenica dhe Prishtina.

Lexo edhe

Video