Përfundon ndeshja, ja rezultati mes Ulpianës dhe Prishtinës

Përfundon ndeshja, ja rezultati mes Ulpianës dhe Prishtinës

Ka përfunduar ndeshja mes skuadrës së Ulpianës dhe asaj të Prishtinës, e vlefshme kjo për xhiron e 16 të Superligës së Kosovës.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluar skuadra e Prishtinës ka shënuar fitore si mysafire e Ulpianës me rezultat bindës 3:0, përcjell KosovaPress.


Kjo ishte fitorja e dytë radhazi e “Plisave” nën urdhrat e trajnerit të ri Abrakoviq, ku kontribuuan sulmuesi Leotrim Kryeziu me dy gola (minuta e 34’ dhe 85’) dhe mbrojtësi Besnik Krasniqi në minutën e 85’ nga penalltia.

Me pikët e reja, kampioni aktual i Superligës Prishtina ngjitet në vendin e katërt në tabelë me gjithsej 24 pikë, kurse kundërshtari i sotëm Ulpiana zë vendin e shtatë me 17 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes mes Ulpianës dhe Prishtinës është 3:0 në favor të kryeqytetasve.

Lexo edhe

Video

error: