Përfundon ndeshja, Barcelona shënon fitore kundër Celta Vigos

Përfundon ndeshja, Barcelona shënon fitore kundër Celta Vigos

Ka përfunduar ndeshja në stadiumin “Camp Nou”, ku Barcelona ka vazhduar formën e mirë duke arkëtuar pikët e plota në ndeshjen kundër Celta Vigos.

Gjiganti katalunas Barcelona ka shënuar sot fitore me rezultat 3:1 si vendas kundër Celta Vigos, përcjell KosovaPress.

Fillimisht, ishte sulmuesi Memphis Depay ai i cili e zhbllokoi rezultatin i pari, ku dërgon Barçën në epërsi prej 1:0 në minutën e 30’.

Ndërkaq, sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang e thellon epërsinë e Barcelonës në 2:0 përmes golit të tij në minutën e 41’ të ndeshjes.


Barça vazhdoi me paraqitje të bukur edhe në pjesën e dytë, ku Aubameyang shënon golin e dytë personal dhe të tretin për Barçën në minutën e 48’.

Celta Vigo gjeti golin e nderit në ndeshjen e sotme, ku sulmuesi Iago Aspas shënon në minutën e 50’ për rezultatin final 3:1.

Me pikët e reja, Barcelona zë vendin e dytë në tabelë me gjithsej 72 pikë, krahas kundërshtarit të sotëm Celta Vigos, që renditet në vendin e 11 me vetëm 43 pikë të arkëtuara.

Rezultati final i ndeshjes është 3:1 në favor të Barcelonës.

Lexo edhe

Video