Përfundon me sukses “Prishtina Jazz Week”

Përfundon me sukses “Prishtina Jazz Week”

Në Prishtinë këtë javë u mbajt edicioni i tretë i festivalit të muzikës Jazz.

Prishtina Jazz Week 2020, nisi me datë 2 mars dhe zgjati deri me datë 6 mars, pra një javë e shoqëruar me artistë të njohur në botë të cilët përformuan në Kosovë.

Organizatori Nesim Maxhuni tha se publiku ka qenë shumë i mirë në këtë edicion dhe interesimi ka qenë shumë i madh, kështu duke u shitur të gjitha biletat.

“Dy netë e para kanë qenë sold out, të shitura të gjitha biletat që është me rëndësi që publiku është duke e pritur shumë mirë, publiku ka qenë shumë i edukuar dhe qetë, nuk kanë bë zhurmë”, u shpreh Maxhuni.


Edhe pse përkrahja nuk ka qenë ashtu siç duhet, Nesimi tha se ky edicion ka ngritur nivelin e festivalit duke sjellë artistë të njohur botërorë. Po ashtu, duke punuar shumë edhe në punëtoritë të cilat janë shtuar këtë vit, ashtu siç janë shtuar edhe netët e festivalit.

“Niveli i artistëve që i kemi sjellë në këtë edicion, do të thotë e ngritë festivalin në një tjetër nivel, e dyta ëorkshop-et dhe punëtoritë që do të mbahen, janë zgjeruar dhe u shtua një natë. Vazhdimisht po shkojmë duke e rritur rrjedhën e veprimit, por nuk mundemi me e bo të pamundurën sepse me këtë buxhet që e kemi dhe me këtë përkrahje, është e pamundur edhe këtë me e bo”, tha Nesimi.

Ndryshe, Nesimi tha se përveç festivalit, do të mundohen që kohë pas kohë të sjellin bende të ndryshme të muzikës Jazz.

Lexo edhe

error: