Përfundon me sukses operacioni i Adriana Matoshit

Përfundon me sukses operacioni i Adriana Matoshit

Aktorja dhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Adriana Matoshi, është operuar me sukses. Lajmi është dhënë nga miqtë e saj të cilët kanë shkruar në rrjete sociale.

Aktorja Shëngyl Ismaili shkroi se Adriana sa herë jeta e sfidon ajo ngrihet edhe më e fortë. Tutje shkroi se pret me padurim që të marrë veten dhe të fillojnë aventurat së bashku.

“Sot ma e fortë se kurrë, eh kjo është Adriana, sa herë jeta e sfidon ajo ngrihet në këmbë më e forte se që ka qenë. E kalove edhe këtë sfidë e bukura jem…tregove edhe një herë se s’ka asgjë mbi këtë tokë që të rrezon…Të pres me u forcu, me marr hartën, me ja qit gishtin e me vendos në cilin vend të botës po shkojmë me shëtit…qashtu qysh e kemi pas në plan, unë e ti. Të dua e bukura e shoqes”, ka shkruar Ismaili.


Ka qenë edhe i dashur i saj, Keith Groeneveld që përmes një reagimi në Instagram ka lënë të nënkuptohet se gjithçka ka shkuar mirë. “Faleminderit Zot”, shkroi ai.

Aktorja Matoshi konfirmoi ditë më parë se pas nëntë vitesh i ishte rikthyer tumori në tru dhe i duhej t’i nënshtrohej një operimi.

Miqtë e saj, kolegë aktorë, por edhe deputetë kanë dalë në mbështetje të saj duke marshuar në sheshet kryesore të Prishtinës e duke i dhënë kurajo në luftën e saj me sëmundjen.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Përfundon me sukses operacioni i Adriana Matoshit Qytetarët e presin me padurim rikthimin e Adriana Matoshit në skenë Adriana Matoshi tregon se i është rikthyer tumori në tru pas nëntë vitesh […]

Komentet janë të mbyllura.

error: