Përfundon karantina për studenten shqiptare Silva Doçi

Përfundon karantina për studenten shqiptare Silva Doçi

Ka përfunduar periudha e karantinës në Turqi për studenten shqiptare Silva Doçi, e cila u evakuua përmes një avioni ushtarak tuk nga epiqendra e koronavirusit në Wuhan.

Top Channel ka mësuar se studentja shqiptare Silva Doçi, pas një mori me ekzaminimesh nuk është mbartëse e Koronavirusit.


Ajo do të kthehet në Shqipëri në ditët në vijim, pas marrjes së dritës jeshile nga mjekët turq nën kujdesin e të cilëve qëndroi për 14 ditë.

Gjatë paradites të së premtes, 42 të evakuuarit u vizituan nga ministri tuk i Shëndetësisë, i cili deklaroi se “Nga këtu dua të shpreh falënderimet për punonjësit tanë, personelin shëndetësor dhe ata që kanë shërbyer. Ky proces 14-ditor ka përfunduar, ata pas kësaj do të vazhdojnë jetët e tyre normale. Nuk ka nevojë që të bëjmë ndonjë monitorim. Bordi shkencor nuk ka ndonjë propozim në këtë drejtim. Shtetasit nga Azerbajxhani, Gjeorgjia dhe Shqipëria për shkak se i kanë nesër rezervimet e avionëve, u shprehën se duan të qëndrojnë edhe një ditë. Pra, do të kemi si mysafirë edhe për një ditë vëllezërit dhe motrat tona”, tha Koca, duke bërë të ditur se personat nën karantinë kanë mbetur shumë të kënaqur.

Lexo edhe

Loading...
error: