Përfundon finalja pa gola, nevojiten minutat shtesë për Dukagjinin e Llapin

Përfundon finalja pa gola, nevojiten minutat shtesë për Dukagjinin e Llapin

Ka përfunduar koha e rregullt në finalen e madhe të Kupës së Kosovës, ku pas 90’ minutave rezultati është i barabartë 0:0.


Koha shtesë do të nevojitet për ta përcaktuar fituesin në stadiumin “Fadil Vokrri”, dhe nëse pas 30’ minutave nuk ka gol nga asnjëra skuadër, penalltitë do të vendosin kampionin e këtij sezoni, përcjell KosovaPress.

Në përgjithësi sa i përket i ndeshjes, të dy skuadrat u treguan të ashpra në fushë, ku edhe kishin rastet e tyre për të shënuar gol, por pavarësisht asaj portat mbeten ende të paprekura.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.