Përfundon dëgjimi i dëshmitares së parë në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë

Hetuesja në Zyrën e Prokurorit të Specializuar, Zdenka Pumper ka përfunduar dhënien e dëshmisë në gjykimin ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së që po zhvillohet në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Pumper është marrë në pyetje për gjashtë ditë, ndërsa sot fillon dëgjimi i dëshmitarit të dytë të ZPS-së.

Në përfundim të dëshmisë së saj, derisa i është përgjigjur pyetjeve shtesë të avokatit të Hysni Gucatit, Jonathan Elystan Rees, hetuesja Pumper ka thënë se derisa ka kryer kontrollin në zyret e OVL-UÇK, nuk ka qenë në dijeni që Faton Klinaku konsiderohej nga ZPS i dyshuar për këtë çështje.

Ndërsa derisa i është përgjigjur pyetjeve të trupit gjykues, koordinatorja e kontrollit në çështjen OVL-UÇK, Zdenka Pumper ka thënë se koordinimi i këtij kontrolli ishte projekt i madh.

Ajo ka thënë se avokati Tomë Gashi ka qenë i pranishëm gjatë gjithë kontrollit, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Dëshmitarja Pumper ka thënë se gjatë kontrollit i pranishëm ishte edhe një vëzhgues i pavarur.

Trupi gjykues e ka pyetur dëshmitaren Pumper nëse ka ndonjë arsye për të besuar se mund të ketë pasur ndonjë anëtarë të ZPS-së që i ka dhënë informacione Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilat përfshihen në paketat e sekuestruara, gjë për të cilën Pumper ka thënë se ka ndonjë informacion për diçka të tillë.


“Të nderuar gjykatës, me respekt më lejoni të ju them se nuk kam asnjë informacion lidhur me thelbin e hetimit mbi këtë çështje, kështu që nuk mund të jap përgjigje pyetjes se çfarë është hetuar dhe çfarë nuk është hetuar, nuk e kam këtë informacion”, ka thënë Pumper.

Ajo ka thënë se në operacionin janë përfshirë deri në dhjetë persona të ZPS-së, pa shtuar këtu edhe stafin e sigurisë.

Ajo ka thënë se kanë kontrolluar në dy kate të ndërtesës së OVL-UÇK derisa ka shtuar se nuk mban mend në sa zyre.

Pumper është koordinatore e hetimeve në ZPS-së dhe ka deklaruar që është përfshirë në çështjen OVL-UÇK nga 25 shtatori i vitit 2020 ku i është kërkuar që të bëjë shqyrtimin e dokumenteve të sekuestruara në zyret e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

Hetuesja Pumper ka dëshmuar për gjashtë ditë në Dhomat e Specializuara në Hagë në gjykimin ndaj Hysni Gucatit dhe Nasim Harandinajt të cilët po qëndrojnë në paraburgim në Hagë  prej 25 shtatorit të vitit 2020, kur edhe u arrestuan në Prishtinë.

Gucati e Haradinaj akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.

Në organizatën që ata drejtonin kishin arritur disa pako që pretendohej të ishin me dokumente që kishin rrjedhur nga Zyra e Prokurorit të Specializuar. Të gjitha këto ata i kishin bërë publike përmes konferencave për media dhe paraqitjeve të tjera publike.

Lexo edhe

Video

3 Comments

  • […] Përfundon dëgjimi i dëshmitares së parë në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë […]

  • […] Përfundon seanca në Hagë, gjykimi ndaj Gucatit e Haradinajt vazhdon më 4 nëntor Avokatët mbrojtës: Dëshmia e hetueses së ZPS-së duhet të përjashtohet ​Dëshmitari i tretë: Disa prej dëshmitarëve të frikësuar i larguam nga Kosova ​Gucati e Haradinaj nuk ishin në dijeni nëse dokumentet në paketa ishin konfidenciale, thotë mbrojtja Fillon të dëgjohet dëshmitari i dytë në rastin Gucati-Haradinaj , thotë se nuk ndjehet i lumtur që është aty Dëgjimi i dëshmitarit të dytë vazhdon edhe nesër në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt Halil Berisha përfundon dëshminë në Hagë, ish-krerët e OVL-UÇK mbesin në paraburgim Fillon të dëgjohet dëshmitari i parë në gjykimin ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë ​Rasti Gucati-Haradinaj, dëshmitari i parë do të dëgjohet edhe nesër ​Rasti Gucati-Haradinaj, dëshmitari i parë do të dëgjohet edhe nesër Hetuesja në rastin Gucati-Haradinaj thotë se nuk e di si dolën materialet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar Përfundon dëgjimi i dëshmitares së parë në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë […]

  • […] dëshmitari i dytë në rastin Gucati-Haradinaj , thotë se nuk ndjehet i lumtur që është aty Përfundon dëgjimi i dëshmitares së parë në gjykimin ndaj Gucatit e Haradinajt në Hagë Dëshmitarja: Paketa 3 përfshinte emra të dëshmitarëve të intervistuar nga ZPS […]

Komentet janë të mbyllura.