Përfundon Botërori për Juranovic, mungon nesër kundër Marokut

Përfundon Botërori për Juranovic, mungon nesër kundër Marokut

Probleme për Kroacinë para ndeshjes së nesërme kundër Marokut, pasi që nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e mbrojtësit të krahut të djathtë, Josip Juranovic.

Bëhet e ditur se Juranovic nuk do ta luaj ndeshjen e fundit, respektivisht ndeshjen për vendin e tretë të Kampionatit Botëror “Katar 2022”, raporton KosovaPress.

Nesër me fillim nga ora 16:00 Kroacia do të përballet me Marokun për vendin e tretë, dhe trajneri Zlatko Dalic do të jetë pa shërbimet e mbrojtësit, Josip Juranovic.


Juranovic luajti 70’ minuta në ndeshjen kundër Argjentinës në gjysmëfinale, pavarësisht lëndimit që e kishte në muskulin e tij.

Ai do t’i rikthehet fushës brenda 10 ditëve, ndërsa gjatë javës së ardhshme do të diskutohet e ardhmja e tij pasi që shumë klube janë të interesuara ta transferojnë atë.

(12) Fabrizio Romano on Twitter: “Josip Juranović will not play the last, 3d place game with Croatia vs Morocco as he was on the pitch for 70’ vs Argentina despite calf injury. 🇭🇷 #Qatar2022 He will be back in 8/10 days — in the next weeks his future will be discussed as many clubs are keen on signing him. https://t.co/LOvcaZfEBm” / Twitter

Lexo edhe

Video