Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Përfundojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës, Llapi e Ballkani pësojnë humbje

Përfundojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës, Llapi e Ballkani pësojnë humbje

Ka përfunduar xhiro e 33 e Superligës së Kosovës, ku Drenica e ka mposhtur skuadrën e Llapit, ndërsa Ballkani ka pësuar humbje në shtëpi kundër Arbërisë.

Llapjanët pësuan humbje si mysafirë kundër Drenicës, ku pas 90’ minutave lojë, rezultati përfundimtar ishte 4:2, kurse takimin tjetër mes Ballkanit e Arbërisë, e fitoi kjo e fundit me rezultat 3:2, ku kjo humbje nuk është gjë e mirë për skuadrën e Ballkanit e cila ka synim titullin e Superligës, përcjell KosovaPress.

Pas mbylljes së xhiros së 33 të Superligës së Kosovës, tabela kryesohet nga Prishtina me 72 pikë, tre më pak se Drita me 69 pikë, ndërsa Top 4 e mbyllin Ballkani në vend të tretë me 67 pikë dhe Gjilani në vend të katërt me 48 sosh.

Në anën tjetër, skuadra e Arbërisë dhe e Trepçës ’89 që gjenden në kuotën e njëjtë të pikëve, gjithsej 36 sosh, gjenden në zonën e rrezikut në tabelë, ndërsa Besa e Pejës veçse është përshëndetur me Superligë, ku pas 33 ndeshjeve ka siguruar vetëm 12 pikë.

Rezultatet përfundimtare të gjitha ndeshjeve të javës së 33 të Superligës së Kosovës i gjeni më poshtë.


Feronikeli 3 – 0 Trepça ‘89

Gjilani 1 – 1 Drita

Besa Pejë 0 – 3 Prishtina

Ballkani 2 – 3 Arbëria

Drenica 4 – 2 Llapi

Lexo edhe

Video

error: