Përfundojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës, ja rezultatet

Përfundojnë ndeshjet në Superligën e Kosovës, ja rezultatet

Kanë përfunduar të tri ndeshjet që ishin duke u zhvilluar në Superligën e Kosovës, ku kemi disa rezultate tejet interesante.

Pas 90’ minutave lojë të zhvilluara, skuadra e Llapit ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 3:2 kundër kampionit aktual Prishtinës, përcjell KosovaPress.

Fitore sot shënoi edhe skuadra e Dritës, e cila e mposhti si vendase me rezultat 3:1 Ulpianën, kurse skuadra e Feronikelit vazhdoi me formën e dobët këtë sezon, ku pësoi humbje me rezultat 2:0 kundër Drenicës.

Me pikët e reja, Drita ngjitet në vendin e parë në tabelë me gjithsej 34 pikë, 16 sosh më shumë se kundërshtari i sotëm Ulpiana që zë vendin e tetë në tabelë.

Në anën tjetër, me tre pikët e reja Llapi rrit diferencën në pesë pikë në tabelë kundër rivalit të sotëm Prishtinës, ku skuadra e Tahir Batatinës zë vendin e katërt në tabelë me gjithsej 29 pikë, krahas Prishtinës që pozicionohet në vendin e pestë me gjithsej 24 pikë.


Ndërkaq, Drenica e cila e mposhti Feronikelin tani pozicionohet në vendin e gjashtë me 23 pikë, në dallim prej Feronikelit që ka 11 pikë të arkëtuara në pozitën e fundit.

Rezultatet e ndeshjeve të sotme në Superligën e Kosovës i gjeni më poshtë.

Drita 3 – 1 Ulpiana

Feronikeli 0 – 2 Drenica

KF Llapi 3 – 2 Prishtina

Lexo edhe

Video