Përfundojnë garat për Zekajn në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Përfundojnë garat për Zekajn në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Xhudisti kosovar Shpat Zekaj ka përfunduar garat në edicionin e 19-të të Lojërave Mesdhetare që po mbahen në Oran të Algjerisë.

Në kuadër të kategorisë deri në 100 kilogramë, Zekaj ishte në garë përmes repesazhit që ta siguronte medaljen e bronztë, por që fati nuk ishte në anën e tij.


Zekaj në fazën e repesazhit u mposht nga xhudisti kroat, Marko Kumric, ku ky i fundit shënoi fitore me Ippon në një luftë që zgjati 01:36 minuta.

Deri te faza e repesazhit, Zekaj në raundin e parë e mposhti xhudistin italian, Enrico Bergamelli, kurse në çerekfinale u mposht nga xhudisti serb, Aleksandar Kukolj.

Lexo edhe

Video