Përfundoi me dëmtim përfaqësimi i Indrit Çullhajt në Tokio

Përfundoi me dëmtim përfaqësimi i Indrit Çullhajt në Tokio

Xhudisti i Shqipërisë, Indrit Çullhajt, që garonte në kategorinë deri në 66 kilogramë është dorëzuar pas 11 minutash në përballjen me kostarikanin Sancho.

Çullhaj e nisi me besim ndeshjen e tij, duke bërë kapje të sigurta dhe duke mos i dhënë për asnjë moment shansin kundërshtarit që të pretendonte. Edhe pse kishte një epërsi të dukshme ndaj kundërshtarit në çdo kapje, Çullhaj nuk ia doli, duke e humbur takimin.


Në kapjen e fundit sportisti olimpist pësoi edhe një dëmtim, ndërsa është dashur që të shoqërohet me barelë jashtë tapetit.

Çullhaj është nën vëzhgimin e ekipit mjekësor për të zbuluar konkretisht dëmtimin.

Lexo edhe

Video