Përfshihet nga zjarri një veturë në Fushë Kosovë
Lajme
Lexohet për: 1 min.
1 javë më parë
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 tetor në Fushë Kosovë është djegur një veturë e parkuar.

Sipas policisë dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht.

“Viktima mashkull kosovar ka njoftuar se  vetura e tij që ishte e parkuar është përfshirë nga zjarri. Njësitë policore i janë përgjigjur rastit dhe sipas hetimeve të para dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht”, thuhet në raport.

Sipas policisë zjarri ishte fikur nga viktima, përderisa rasti vazhdon të hetohet nga njësitet policore.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024