Përforcohet Milani, blerja e re merr numrin 22

Përforcohet Milani, blerja e re merr numrin 22

Milani ka nënshkruar zyrtarisht me sulmuesin Marko Lazetic nga Ylli i Kuq në një marrëveshje që besohet të jetë me vlerë 4 milionë euro plus bonuse.

Ai ka nënshkruar një kontratë me gjigantët e “San Siros” deri në qershor të vitit 2026. Lazetic do të veshë fanellën me numrin 22 dhe do t’i bashkohet skuadrës së parë të Milanit të Stefano Piolit.

Ylli i Kuq besohet se do të marrë 4 milionë euro plus 1 milionë si bonuse të lidhura me performancën dhe një përqindje në çdo transferim të ardhshëm, përcjellë KosovaPress.


“AC Milan njofton se Marko Lazetić i është bashkuar kuqezinjve nga Ylli i Kuq në një marrëveshje të përhershme. Sulmuesi ka nënshkruar kontratë me klubin deri më 30 qershor 2026”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Milani.

Ai është efektivisht zëvendësuesi i Pietro Pellegrit, i cili sot ndërpreu huazimin e tij nga AS Monaco për t’iu bashkuar Torinos.

Lexo edhe

Video