Përfaqësuesit e KOSTT-it thonë se do ti zbatojnë rekomandimet e auditorit

Përfaqësuesit e KOSTT-it thonë se do ti zbatojnë rekomandimet e auditorit

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka shqyrtuar mbikëqyrjen e zbatimit të Rekomandimeve të Kuvendit lidhur me auditimin e performancës të ndërmarrjes publike KOSTT.

Krahas të gjeturave, Arben Selimi nga Zyra e Kombëtare e Auditimit gjatë raportimit në komision, ka thënë se KOSTT-i nuk ka zbatuar projektet me prioritet mbi 20 milionë euro, derisa sipas tij kjo kompani ka realizuar projekte të tjera që nuk kanë qenë në priorotet.

Megjithatë ushtruesi i detyrës së kryeshefit të KOSTT, Sabri Musiqi ka pranuar të gjeturat e raportit të fundit nga ZKA-së për ndryshimin e listës së prioriteteve, me arsyetimin e kërkesave specifike.


Ndërsa, kryesuesi i Bordit të KOSTT, Jeton Mehmeti theksoi se janë të përkushtuar në përmbushjen dhe zbatimin e rekomandimeve që dalin nga auditori.

Mehmeti tha se disa të gjetura janë adresuar edhe në prokurori. Kryetari i Komisionit, Ferat Shala ka kritikuar KOSTT-in për veprimet projekto-ndërto.

Deputeti nga AAK Pal Lekaj ka kërkuar nga KOSTT që të gjitha të gjeturat të përmirësohen dhe adresohen. Deputeti Lekaj ka kërkuar po ashtu përgjegjësi edhe për ngecjen e investimeve nëpër nën stacione.  Një prej të gjeturave të tjera nga auditori është avancimi dhe emërimi i disa zyrtarëve të KOSTT pa procedura konkurruese.

Lexo edhe

Video