Perez për Mbappen: Nuk është e lehtë kur presidenti i shtetit të kërkon të mos largohesh

Perez për Mbappen: Nuk është e lehtë kur presidenti i shtetit të kërkon të mos largohesh

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka folur për herë të parë gjerë e gjatë për situatën në të cilën Real Madridi dhe Kylian Mbappe kaluan për disa muaj dhe në fund sulmuesi vendosi që ta vazhdojë kontratën me Paris-Saint-Germain.

Majde, ishte raportuar se marrëveshja ishte aq afër sa lojtari po përgatitej për udhëtim drejtë Spanjës, por ndodhi ajo që nuk pritej dhe një kthesë e madhe që bëri Mbappen të mbetet në klubin francez.

Kjo kthesë ndodhi kryesisht për shkak të ndërhyrjes së presidentit të Francës Emanuel Macron i cili i kërkoi Mbappes që të qëndrojë dhe këtë ndërhyrje e ka pranuar edhe vet Macron para pak ditësh.


Duke parë të gjithë këtë situatë, Perez ka thënë se e mirëkupton vendimin e Mbappes sepse, sipas tij, nuk është e lehtë t’i thuash jo një thirrje të tillë nga ana e presidentit të shtetit.

“Kylian Mbappe nuk më ka zhgënjyer mua. Ai e ka thënë disa herë se ëndërron të luajë për Real Madridin por pastaj në 15 ditë ndryshoi gjithçka për shkak të presioneve politike dhe ekonomike. Nuk ishte e lehtë për Mbappen kur merr telefonatë nga presidenti dhe i kërkon të mos largohet nga klubi. Pastaj oferta marramendëse ekonomike e kështu me radhë. Këto ishin arsyet pse Mbappe ndryshoi mendje.”, tha Perez.

I pari i gjigantit spanjoll më tutje nuk e ka mbyllur derën që Mbappe në të ardhmen t’i bashkohet Real Madridit.

“Real Madridi do të jetë gjithmonë i hapur për të blerë lojtarë të cilët e kuptojnë se klubi është mbi të gjithë. Asnjëherë nuk kam thënë se ka mbaruar gjithçka mes nesh dhe Mbappes. Për tre vite gjithçka mund të ndodh”, tha Perez.

Lexo edhe

Video