Perez: Në janar do të kemi lajme për Mbappe

Perez: Në janar do të kemi lajme për Mbappe

Presidenti i Real Madridit Florentino Perez ka folur sot rreth situatës së yllit të Paris Saint-Germain Kylian Mbappe, ku ky i fundit sot tregoi që zgjidhja e vetme e tij është transferimi tek Real Madridi.

Kylian Mbappe ka kontratë aktuale me gjigandin francez PSG deri në fund të këtij sezoni 2021/22, dhe sipas shumë spekulimeve pritet që këtë verë ai të largohet me parametra zero drejt Real Madridit, përcjell KosovaPress.


“Në janar do të kemi lajme për Mbappen. Shpresojmë që para datës 1 janar, situata e Kylian Mbappes do të zgjidhet e tëra”, tha Perez.

Sot, në një intervistë për “L’Equipe”, Mbappe tregoi që dëshira e tij e vetme është që t’i bashkohet Real Madridit, nëse vendos që këtë verë të largohet nga Paris Saint-Germain.

Lexo edhe

Video

error: