Përdoret eksploziv për grabitjen e bankës në Prishtinë, gjuajnë me armë rojën

Në orën 05:30 të mëngjesit të sotëm është grabitur një bankë në Rrugën “B” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka treguar për KosovaPress se gjatë grabitjes është përdorur edhe eksploziv.

Ndërsa gjatë ikjes ata kanë shtënë me armë në drejtim të një roje. Ahmeti thotë se nuk raportohet për të lënduar.


“Sot rreth orës 05:30, kemi pranuar informatën për një shpërthim në rrugën “B” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni strukturat rajonale për hetimin e krimit me një intensitet të shtuar kanë filluar ndërmarrjen e një varg veprimesh operative dhe hetimore. Mbështetur në rezultatet e para të grupit hetimor, dyshohet se një grabitje është realizuar duke dëmtuar një bankomat të një banke, me një mjet shpërthyes (eksploziv), nga disa persona të dyshuar të cilët në ikje e sipër kanë shtënë  edhe me armë zjarri  në drejtim të një personi (roje). Nuk raportohet për persona të lënduar”, ka treguar Ahmeti.

Ndërkohë që ekzaminimi po vazhdon në vendngjarje, hetuesit policor janë duke punuar në identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Ndërsa aktualisht është bllokuar Rruga “B” e që ka krijuar edhe kolona në rrugët tjera.

Lexo edhe

Video