Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka pasur një përballje jo fort të lehtë me gazetaren Christiane Amanpour në CNN.
Duke u përgjigjur rreth sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Vuçiq i ka viktimizuar serbët që sipas tij kanë dashur “të mbrojnë vetën”.
Ai madje ka thënë se “Serbia është shteti i fundit që do incidente”.
Vuçiq: Serbia ishte vendi i fundit, entiteti i fundit që kishte nevojë për ato incidente në Kosovë, për shkak të dinamizmit të një procesi të tërë negociues, të gjithë po shihnin se Serbia ishte një partner konstruktiv gjatë procesit të dialogut, që Serbia po bënte shumë lëshime. Pala tjetër (Kosova) nuk ka bërë asgjë. Pala tjetër po bënte këtë lloj spastrimi gradual etnik, ka 10% më pak serbë që jetojnë në veri të Kosovës se dy vjet më parë. Menjëherë pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit kaneë ndodhur katër 420 sulme kundër civilëve serbë kundër popullit serb në Kosovë.
Amanpour: Mirë, të diskutojmë disa nga këto sepse nuk mund vetëm të përmendim numra, zotëri. Ne nuk mund vetëm të përmendim shifra, dhe Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja nuk besojnë se kosovarët kanë kryer spastrim etnik.
Amanpour e ka pyetur atë edhe nëse terroristi Millan Radojçiq do të mbahet përgjegjës pasi edhe pranoi se ka marrë pjesë në sulmin e 24 shtatorit.
Amanpour: A do të përballet me përgjegjësi edhe Millan Radoiçiq që e pranoi se e bëri këtë sulm dhe mori pjesë në të. Çfarë do të bëni me të?
Vuçiq: Sigurisht që Serbia do të mbajë përgjegjës të gjithë njerëzit që kanë kryer vepra kriminale të cilët mund t’i gjejmë në territorin tonë, dhe ai është në territorin tonë dhe prokurorët do të bëjnë punën e tyre.
Pjesë nga intervista në CNN, publikuar nga Amanpour, mund t’i ndiqni më poshtë: