Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Përballja me Devollin në arbitrazh, Qeveria kërkon ekspert financiar

Përballja me Devollin në arbitrazh, Qeveria kërkon ekspert financiar

Qeveria e Kosovës ka vendosur të nisë procedurat ligjore për përzgjedhjen e një eksperti financiar i cili do të përpilojë ekspertizën financiare për rastin me kompaninë Devolli në Tribunalin e Arbitrazhit Ndërkombëtar. Kjo ishte kërkesë e Ministrisë së Drejtësisë e cila u votua në mbledhjen e sotme të ekzekutivit. Në po këtë mblehdje, ndër të tjera qeveria ka caktuar edhe koordinatorin nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit.

Në mbldhjen e sotme të qeverisë, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha përzgjedhja e një eksperti financiar që ka të bëjë me mbrojtjen e Kosovës në Arbirtazh është nevojë urgjente për shkak të afateve kohore.

“Për shkak të neglizhencës në të kaluarën jemi përballur me shumë situata emergjente apo urgjente, ndaj të cilave duhen veprime të mëtejme në mënyrë ta mborjmë Kosovën pranë Arbitrazhit Ndërkombëtar ku edhe jemi paditur si shtet, prandaj në linjë me këtë propozoj para jush që të shqyrtoni propozimin e Ministrisë së Drejtëissë për inicimin e procedurave ligjore për përzgjedhjen e një eksperti financiar i cili do të përpilojë eksertizën financiare për rastin ICC Case 25 183/ Devolli, të këkruar nga Tribunali i Arbirtazhit Ndërkmbëtar. Ministria e Drejtësisë e konsideron të nevojshme dhe urgjente rastin për shkak se afati për espertizën në Tribunalin e Arbirtazhit Ndërkmbëtar është data 30 prill 2021”, tha Haxhiu.

Ajo tha se mosrespektimi i afateve kohore paraqet pasoja për Kosovën, andaj Ministria e Drejtësisë do të anashkalojë procedurat e prokurimit pa publikim të njoftimit dhe me kontratë të negociuar, sepse siç tha Haxhiu,  procedurat zgjasin dhe e kalojnë afatin 30 ditor.


Në këtë mbledhje të qeverisë u votua edhe për emërimin e koordinatorit nacional për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe luftimin e terrorizmit, emri i të cilit nuk u bë i ditur.

“Në kuadër të detyrave të ministrit të Punëve të Brendshme, janë edhe një numër i  strategjive të cilat duhet të koordinohen nga ana e ministrit të Punëve të Brendshme, një ndër to është edhe Strategjia Nacionale për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e terrorizmit dhe është nevojë që koordinatori të cakothet në këtë mbledhje të qeverisë, posaçërisht duke marrë parasysh rëndësinë e kësaj strategjie”, tha ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Gjithashtu kabineti ka votuar për emërimin e Komitetit për Partneritet Publiko-Privat.

Qeveria e Kosovës ka votuar edhe raportin për vlerësimin e përshtatshmërisë së sistemit të financimit të komunave për vitin 2020.

Lexo edhe

Video

error: