Për sukseset e xhudos flitet edhe në Kuvendin e Kosovës

Kosova pati paraqitje të jashtëzakonshme me atletët ë saj në Lojërat Mesdhetare që u mbajtën në Oran të Algjerisë.

Nga atje, vendi ynë u kthye me gjashtë medalje, tri të arta dhe tri të bronzta, pesë prej të cilave u fituan në sporti i xhudos.

Për këto suksese të mëdha, në Kuvendin e Kosovës ka folur deputetja Arjeta Fejza, e cila ka thënë se përfaqësimi në mënyrë kaq dinjitoze në gara ndërkombëtare është për t’u krenuar dhe dëshmi se sporti ynë do të jetë jo vetëm konkurrues por edhe dominues.


“Përfaqësimi i shkëlqyer i sportistëve tanë në arenat sportive është për t’u krenuar, por për lëvdata janë edhe sjelljet e këtyre sportistëve dhe të ekipeve të tyre të cilët çdo herë a bëjnë të mburremi me vlerat e larta të cilat ata i shpërfaqin. Distria Krasniqi, Loriana Kuka, Laura Fazliu, Flaka Loxha, Akil Gjakova dhe Shpëtim Bajoku e shumë sportistë të tjerë edhe njëherë dëshmuan se me punë të pa shoq dhe me talente të jashtëzakonshme, historia e sportit tonë do të jetë përherë e lavdishme dhe përfaqësimi në arenda ndërkombëtare do të jetë jo vetëm konkurrues po edhe dominues.”, tha Fejza.

Ajo shtoi se me punën e tyre, xhudistet si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, e Loriana Kuka janë dëshmi se si vajzat mund të fitojnë dhe gara të tjera që janë shumë të rëndësishme, si gara e pabarazisë

“Vajzat tona sportiste, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria, Laura, Lorian e Flaka po vazhdojnë të thyejnë stereotipet gjinore duke dalë përtej projeksioneve e duke shkëlqyer në disiplina të ndryshme dhe duke i lënë pas të gjitha sfidat. Fitorja e vajzave tona në garat olimpike ku kundërshtarët ishin nga vendet më të zhvilluara duhet të na shërbejë si shtytje e motivim se si vajzat mund të fitojnë dhe gara të tjera që janë shumë të rëndësishme, si gara e pabarazisë. Ne duhet të vazhdojmë të mbështesim sportin, sportistet e sportistët e rinj që ata të vazhdojnë t’i sjellin Kosovës krenari e të bëhen motivim për gjeneratat e reja që po vijnë”, tha në fund Fejza.

Ndryshe, Kosova në Lojërat Mesdhetar u përfaqësua me 39 sportistë.

Video