Për shkak të vdekjes së Elizabeth II, shtyhet ndeshja Rangers-Napoli

Për shkak të vdekjes së Elizabeth II, shtyhet ndeshja Rangers-Napoli

Ndeshja e raundit të dytë të Ligës së Kampionëve ndërmjet Glasgow Rangers dhe Napolit është zhvendosur nga e marta në të mërkurë për shkak të kufizimeve logjistike të lidhura me vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II, njoftoi UEFA sot.

Vendimi për të shtyrë këtë ndeshje të Grupit A për 24 orë u mor “për shkak të kufizimeve serioze të policisë dhe burimeve organizative që lidhen me zinë kombëtare” pas vdekjes së mbretëreshës, shpjegoi UEFA vendimin e saj.


Për të njëjtat arsye, tifozët e Napolit nuk do të mund ta shikojnë ndeshjen në stadium, shtoi UEFA, duke theksuar se më pas u vendos që në interes të drejtësisë, tifozët e Rangers gjithashtu nuk do të mund të udhëtonin në Itali për ndeshjen e dytë më 26 tetor.

“UEFA u bën thirrje tifozëve të të dy klubeve që të respektojnë këto rrethana të jashtëzakonshme dhe të mos shkojnë në këto udhëtime”, thuhet në deklaratë.

Elizabeth II vdiq të enjten në Kalanë Balmoral në Skoci. Pas vdekjes së mbretëreshës 96-vjeçare, të gjitha ndeshjet e kampionatit skocez të planifikuara për këtë fundjavë, por edhe ato të kampionatit anglez, janë shtyrë pa afat.

Lexo edhe

Video