Për rezervat shtetërore përplasen ministrja e MINT-it dhe deputetja e LDK-së
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Për rezervat shtetërore përplasen ministrja e MINT-it dhe deputetja e LDK-së
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrëse dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari është përplasur me deputeten e LDK-së, Hykmete Bajrami për rezervat shtetërore. Ministrja Hajdari tha se nuk është mirë të spekulohet dhe shpifet për rastin e rezervave shtetërore.

E deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami tha se rezerva shtetërore po vazhdon të konsiderohet sekret. Ajo tha se “Më 2019 janë zhdukur, nuk jam përgjegjëse për atë kohë...”

Seanca plenare me një pikë të vetme të rendi të ditës projektrezoluta për katër vjet qeverisje të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti është duke vazhduar. Ky debat është propozuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025