Për herë të parë në Kosovë fillon certifikimi për operuesit me pirunier, vinça dhe ashensor të ndërtimit

Për herë të parë në Kosovë fillon certifikimi për operuesit me pirunier, vinça dhe ashensor të ndërtimit

Këto module të trajnimeve për operime të ndryshme me makineri të rënda në industri, ndërtimtari, transport dhe në logjistikë, do të zhvillohen në kuadër të akreditimit institucional të Tempullit dhe të kualifikimeve kombëtare me të cilat është pajisur Tempulli nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve. Akreditimet përfshijnë disa module të certifikimeve sikurse janë:  Operimi me pirunier, Operimi me vinç, Operimi me ashensor të ndërtimit, Pozicionimi, transferimi dhe vendosja e ngarkesës, etj.

Këto module të trajnimeve janë pjesë e kualifikimeve kombëtare që i takojnë Nivelit III të Arsimit dhe Aftësimit Profesional sipas Kornizës Kombëtare të Kosovës.  Këto certifikime janë të vetmet të këtij lloji në Kosovë dhe regjion, të cilat janë legale dhe të akredituara nga autoriteti përkatës kombëtar i vendit.


Të premten me datë 30 shtator 2022 në ora 17:00, në lokalet e Tempullit fillon trajnimi për Operuesit me pirunier dhe njëkohësisht mbahet një sesion informues për certifikimet tjera.

Trajnimet dhe certifikatat e arritjes janë të njohura dhe të pranuar edhe jashtë vendit.   Për më shumë informata: ☎️038 604-020 📱046 604-020 (Viber dhe WhatsApp) ose 📧[email protected]

Lexo edhe

Video