Për 8 orë qytetarët “shpëtojnë” nga keqpërdorimi mbi 292 mijë euro

Për 8 orë qytetarët “shpëtojnë” nga keqpërdorimi mbi 292 mijë euro

Qytetarët e Prishtinës nga ora 09:00 e mëngjesit deri në ora 17:00 të pasdites kanë shpëtuar 292 mijë euro.

Të gjithë qytetarët qarkullojnë sot në sheshin “Zahir Pajaziti” kanë mundësinë që të shtypin butonin pranë kabinës ku po bëhet shkatërrimi simbolik i parave, ku sa herë që butoni shtypet shkatërrimi i parave ndërpritet për një minutë. Në fund të ditës, gjegjësisht pas 14 orësh punë, do të shihet se sa para kanë shpëtuar kryeqytetasit sot.


Ky aktivitet simbolik po mbahet në kuadër të performancës “Sinjalizo”, të organizuar nga Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit e cila përkrahet dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian.

Ndiq performancen LIVE

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.