Për 14 orë qytetarët “ruajnë” mbi 689 mijë euro

Për 14 orë qytetarët “ruajnë” mbi 689 mijë euro

Janë bërë 14 orë që kur Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit ka nisur aksionin simbolik “Sinjalizo” në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet.

Përmes këtij aktiviteti synohet që të mbrohet paraja publike, ku qytetarët kanë mundësinë që të shtypin butonin pranë kabinës përmes së cilës “mbrohen” paratë e buxhetit të shtetit.

Në fund të ditës, gjegjësisht pas 14 orësh punë qytetarët e Prishtinës “ruajtën” mbi 689 mijë euro, duke dëshmuar kështu që dëshirojnë një qeverisje pa korrupsion.

Ky aktivitet simbolik po mbahet në kuadër të performancës “Sinjalizo”, të organizuar nga Nisma Rajonale Kundër Korrupsionit e cila përkrahet dhe mbështetet nga Bashkimi Evropian.


Tenda në sheshin “Zahir Pajaziti” do të vazhdojë të jetë gjatë tërë natës.

Gjatë ditës në një konferencë për media drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli tha se deri më tash kanë aktivizuar mbi 170 zyrtarë përgjegjës në institucione publike, ku sinjalizuesit raportojnë tek këta zyrtarë për keqpërdorimet.

Ai bëri të ditur se sinjalizuesi duhet të respektojnë të gjitha procedurat ligjore, sepse në të kundërtën mund të ndodh që gjykatat të mos u ofrojnë mbrojtje për shkak të gabimeve.

Menaxherja e projektit të RAI-t “Ndërprit Heshtjen”, Elmerina Ahmetaj Hrelja tha se me këtë projekt po synojnë të ndërgjegjësojnë qytetarët për dëmin që i shkakton korrupsioni shoqërisë në përgjithësi, dhe që të rrisin numrin e sinjalizuesve.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: