Pentagoni: Talibanët mund t’i shikojnë, por jo t’i menaxhojnë automjetet e mbetura në Afganistan

Pentagoni: Talibanët mund t’i shikojnë, por jo t’i menaxhojnë automjetet e mbetura në Afganistan

Dhjetëra automjete të blinduara të prodhuara nga Amerika dhe armë të sekuestruara u shfaqën në një festë të talibanëve në qytetin jugor afgan të Kandahar.

Videot e postuara në mediat sociale tregojnë se talibanët po parakalojnë me pajisje të konfiskuara të lëna pas nga forcat afgane dhe amerikane pasi avioni i fundit amerikan u ngrit nga aeroporti Hamid Karzai i Kabulit.

Flamujt talibanë u valëvitën nga “Hamvee” dhe SUV të blinduara në paradën ushtarake. Sipas CNN, shumë nga automjetet e sekuestruara janë në gjendje pothuajse perfekte. U organizua gjithashtu një shfaqje ajrore e një helikopteri “Black Hawki” të kapur kohët e fundit, duke mbajtur një flamur taliban.

Parada erdhi një ditë pasi një video tregoi militantët që depërtuan në një hangar të braktisur në aeroportin e Kabulit, plot pajisje të lëna pas nga forcat amerikane.

Njëra nga videot tregon talibanët të veshur me uniforma të ngjashme me amerikanët dhe me armë të prodhuara nga Amerika duke inspektuar një helikopter CH-46 “Night Rider” të parkuar në hangar.


Zëdhënësi i Pentagonit John Kirby tha për CNN se ai nuk ishte “tepër i shqetësuar për ato fotografi”.

“Ata mund të shikojnë gjithçka që duan. Ata mund t’i shikojnë ata, ata mund të ecin përreth – por ata nuk mund t’i menaxhojnë ato,” tha Kirby.

Ai shtoi se ushtria amerikane kishte bërë “të gjitha pajisjet në aeroport – të gjithë aeroplanët, të gjitha automjetet tokësore” të papërdorshme, duke lënë vetëm disa kamionë zjarrfikës.

Përpjekjet për të rihapur aeroportin në Kabul vazhduan me mbërritjen e një ekipi ekspertësh të Katarit në kryeqytetin afgan, tha një burim i njohur me situatën për CNN. Sipas atij burimi, ekipi teknik mbërriti në Kabul me avion të Katarit me kërkesë të talibanëve.

Lexo edhe

Video

error: