Pendarovski: Propozimi francez është një kompromis i pranueshëm

Pendarovski: Propozimi francez është një kompromis i pranueshëm

Propozimi i modifikuar francez është një kompromis kalimtar për një nga fazat e integrimit evropian, në të cilin janë tre elementë të rëndësishëm dhe për këtë propozimi në këtë format është i pranueshëm, tha presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski pas seancës së Këshillit të Sigurimit të Maqedonisë.

“Në këtë mënyrë po i japim fund bllokadës bullgare e cila zgjat më shumë se dy vjet dhe është bërë e mundur hapja formale e negociatave. Ne mbetemi në rrugën evropiane, e cila është e gjatë, dhe deri në këtë moment nuk kemi humbur asgjë, tani është koha që këtu të hapet një dialog strategjik”, tha Pendarovski.

Ai beson se me pranimin e propozimit të ndryshuar francez, do të vendoset vetëm për hapjen e negociatave me BE-në.


Vendimi për të pranuar propozimin e ndryshuar francez nuk do të jetë një triumf historik, as një dështim apo debakli historik, theksoi Pendarovski.

Sipas tij, nuk është një dilemë fatale apo vendim që do të përcaktojë gjeneratat e ardhshme të maqedonasve.

Ky propozim nuk e cenon aspak identitetin maqedonas, sepse, siç tha ai, formulon thjesht gjuhën maqedonase.

“Jam i bindur se nuk mund të arrijmë më shumë se pozitën e kandidatit për anëtarësim”, tha Pendarovski, duke shpjeguar qëndrimet e tij në lidhje me propozimin e ndryshuar francez.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.