Penalltitë vendosin çerekfinalistin e EFL Cup ndërmjet Chelseat dhe Southamptonit.

Penalltitë vendosin çerekfinalistin e EFL Cup ndërmjet Chelseat dhe Southamptonit.

Chelsea e ka siguruar një vend në fazën çerekfinale të EFL Cup, që njihet ndryshe edhe si Carabao Cup pasi e ka mposhtu Southamptonin pas ekzekutimit të penalltive.

Pas 90 minutave lojë të rregullt, ndeshja u mbyll me rezultat të barabartë 1-1, përcjellë KosovaPress.

“Blutë” e Londrës kaluan në epërsi një minutë para përfundimit të pjesës së parë me golin e mesfushorit Kai Havertz, por Southamptoni riktheu baraspeshën me të filluar pjesa e dytë, përkatësisht në minutën e 47’ me golin e Adams.


Deri në fund të takimit nuk pati gol tjetër dhe kështu skuadra shkuan në ekzekutimin e penalltive nga të cila më të suksesshëm u treguan lojtarët e Thomas Tuchel që fituan me rezultat 4-3.

Nga radhët e Chelseat penalltinë e humbi Mason Mount, kurse nga Southamptoni dështuan Smallbone dhe Theo Walcott.

Çerekfinalen e kësaj gare pas ekzekutimit e ka siguruar edhe skuadra e Sunderlandit duke e mposhtu skuadrën e Queens Park Rangers.

Kurse Arsenali kaloi me tutje pas fitores 2-0 ndaj Leeds Unitedit.

Lexo edhe

Video

error: