Pejë, 54-vjeçari humb jetën aksidentalisht në ashensor

Pejë, 54-vjeçari humb jetën aksidentalisht në ashensor

Një 54-vjeçar ka humbur jetën sot në rrugën “Ali Pashë Tepelena” në Pejë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.


Zëdhënësi i policisë rajonale për Pejë Driton Rugova ka konfirmuar për KosovaPress se rasti ka ndodhur rreth orës 15:00 në ashensorin e një banese kolektive.

“Njësitet policore menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes. Në vend ngjarje kanë dalë edhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull 54-vjeçar. Po ashtu ka dalë edhe prokurori i shtetit, i cili pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion, ndërsa rasti cilësohet si hetim i vdekjes”, ka thënë Rugova.

Lexo edhe

Video