Peja mposht edhe Yllin në “Karagaç”

Peja mposht edhe Yllin në “Karagaç”

Peja ka shënuar edhe fitoren e tretë radhazi në edicionin e ri të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në palestrën “Karagaç” në Pejë, pejanët triumfuan ndaj kampionit në fuqi, Golden Eagle Yllit.


Skuadra nga Suhareka e nisi shumë më mirë ndeshje dhe si rezultat pjesa e parë përfundoi 30:24 për Yllin, raporton KosovaPress.

Në çerekun e tretë, skuadra vendase aplikoi lojë sulmuese duke shënuar pikë të njëpasnjëshme që sollën përmbysjen e rezultatit.

Në fund, Peja triumfoi me rezultat 73:57 duke vazhduar kështu ecurinë pa humbje në tri sfidat e para, ndërsa Ylli vazhdon të mbetet pa pikë në këtë edicion.

Lexo edhe

Video