Peja hakmerret ndaj Golden Eagle Yllit, shpallet kampione e Ligës Unike

Peja hakmerret ndaj Golden Eagle Yllit, shpallet kampione e Ligës Unike

Golden Eagle Ylli nuk ka arritur që ta mbrojë titullin e kampionit në Ligën Unike, të cilin e kishte fituar sezonin e kaluar duke triumfuar kundër Pejës me rezultat 79:82.

Ndërkaq, një vit më vonë, Peja ka arritur të hakmerret ndaj Golden Eagle Yllit, ku sot është shpallur kampione e Ligës Unike pasi që mposhti suharekasit, përcjell KosovaPress.

Në palestrën “Karagaçi”, KB Peja e ka mposhtur sot Golden Eagle Yllin me rezultat 87:72, kështu duke triumfuar kundër tanimë ish-kampionëve të kësaj gare me plot 15 pikë epërsi.

Fillimisht, çerekun e parë të ndeshjes “Shqiponjat” e mbyllën në epërsi prej katër pikëve, respektivisht me rezultat 23:19, kundër Yllit.


Paraqitjen e mirë Peja e vazhdoi edhe në çerekun e dytë ku e mbylli me rezultat 26:15, epërsi kjo prej 11 pikëve, ndërsa rezultati final i pjesës së parë në semafor shënonte 49:34 në favor të pejanëve.

Në çerekun e tretë dhe të katërt Golden Eagle Ylli u ringjall në këtë përballje, por që nuk ishte e mjaftueshme për ta siguruar fitoren.

Çerekun e tretë Ylli e mbylli në disavantazh prej një pike me rezultat 20:19, kurse çerekun e katërt e mbylli me epërsi prej 19:18.

Pas katër çerekëve lojë, rezultati në semafor shënonte 87:72 në favor të Pejës, ku tanimë kemi një kampion të ri të Ligës Unike.

Më i dalluari i ndeshjes ishte Erion Kastrati i Yllit me 23 pikë, tre kërcime dhe katër asistime, kurse MVP i këtij edicioni, Dardan Berisha, mbylli ndeshjen me 22 pikë, katër kërcime dhe gjashtë asistime.

Lexo edhe

Video