Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Peja fiton Kupën e Kosovës në volejboll

Peja fiton Kupën e Kosovës në volejboll

Klubi i volejbollit Peja në kuadër të meshkujve ka mposhtur në finale të Kupës së Kosovës klubin e Ferizajit, ku pas pesë seteve rezultati ishte 3:2.

Ferizajlit e filluan ndeshjen shumë mirë, ku setin e parë e mbyllën me 10-të pikë epërsi, respektivisht 25:15. Setin e dytë e fitoi skuadra pejane, me shifra të ngushta 25:23, ku pas këtyre pikëve rezultati pas dy seteve ishte 1:1, përcjell KosovaPress.

Seti i tretë na solli vetëm dramë, ku të dy skuadrat tregonin vullnet të madh dhe dëshirë për ta fituar këtë finale. Peja ishte skuadra e cila e fitoi setin e tretë me 27:25, kështu duke kaluar në epërsi për herë të parë në sete, me rezultat 2:1.


Në setin e katërt skuadra nga Ferizaji tregoi se nuk kishte humbur shpresat, ku e fituan 25:20, kështu duke e dërguar këtë finale në raundin e pestë.

Në setin e fundit, Ferizaji fillimisht avanconte 8:4, por një lojë e bukur e zhvilluar nga skuadra e Pejës, bëri që pejanët ta mbyllin setin e pestë me fitore, me rezultat 16:14.

Presidenti i Federatës së Volejbollit të Kosovës ia dorëzoi kapitenit Agron Nikçi trofeun e Kupës së Kosovës.

Prezent në këtë finale ishin edhe drejtori i Departamentit të Sporteve Fitim Arifi, nënkryetarët e KOK-ut Gazmend Maxhuni e Milaim Kelmendi, si dhe anëtari i bordit të KOK-ut Avni Nuha.

Lexo edhe

Video

error: