Pefqeli për golin ndaj Prishtinës: Nuk u ndjeva mirë, e dua atë klub dhe dua të luaj për atë klub

Pefqeli për golin ndaj Prishtinës: Nuk u ndjeva mirë, e dua atë klub dhe dua të luaj për atë klub

Malisheva e mposhti Prishtinën në ndeshjen e parë të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës duke regjistruar kështu nnë fitore shumë të rëndësishme në luftën e tyre për të mbijetuar.

Njëri nga realizatorët e dy golave ishte Mërgim Pefqeli, lojtari i cili erdhi te Malisheva pikërisht nga Prishtina, skuadër me të cilën ai ishte shpallur kampion në sezonin e kaluar, raporton KosovaPress.


I pyetur për ndjesitë e tij në momentin kur shëno ndaj ish-skuadrës së tij, me ç’rast edhe nuk pranoi të festonte, Pefqëli nuk e mbajti të fshehur dashurin për Prishtinën dhe dëshirën që sërish të luaj për këtë skuadër.

“Normal ndjenja është e mirë për shembull ne qoftë se arrijmë fitoren e Malishevës, por për mua është ndjenjë e keqe sepse unë jam lindur dhe rritur në atë klub dhe ndjenjë e keqe sepse kam dëshirë të luaj në atë klub dhe e kam në zemër atë klub”, tha Pefqeli për KosovaPress.

Lexo edhe

Video