Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

PEDAKOS: qëndrueshmëria hyn në kopshte

PEDAKOS: qëndrueshmëria hyn në kopshte

Sot fillon rrugëtimi trajnimit mbi temen e qëndrueshmërisë për kopshtet pilote të përfshira në PEDAKOS, Aleanca për Zhvillimin e Edukimit Parashkollor në Kosovë , projekt ky i financuar nga Agjensia Italiane për Zhvillim dhe Bashkëpunim  i realizuar nga Volontari nel Mondo RTM me mbështetje të Ambasada Italiane në Prishtinë .

Aktiviteti përfshin pjesëmarrjen e stafit menaxherial dhe edukativ të 15 kopshteve të Kosovës,  përfaqësuesve të MASH  dhe të Institutit Pedagogjik të Kosovës, i udhëhequr nga ekspertet e  REMIDA-Qendër për Riciklim Kreativ , iniciativë e lindur në vazhdën e përvojës së gjatë të Reggio Emilia Approach, filozofi edukative e zhvilluar në qytetin e Reggio Emilia, në Itali.


REMIDA është një projekt kulturor i  Fondacioni i Reggio Children  i cili promovon një qasje të re ndaj qëndrueshmërisë, duke promovuar idenë e materialit të mbeturinave si një bartës të bukurisë dhe një burim i mundshëm edukativ. REMIDA ofron një alternativë tjetër krijuese ndaj kulturës përdor dhe hudh, alternativë kjo që nxit rikuperimin e materialeve të mbeturinave duke i furnizon me të shkollat dhe shoqatat për aktivitete kulturore/didaktike. Projekti përfshin më shumë së 200 kompani në zonën e Reggio Emilia që dhurojnë materiale duke e mundësuar kështu rekuperimin.  Vetëm në vitin 2019, u mblodhen 17 tonë material. Agjenda 2030 për Zhvillimin e Qëndrueshmërisë  dhe Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm  relative. 

Aktiviteti, siç u përmend, është pjesë e kursit të trajnimit profesional për edukatoret parashkollorë në Kosovë të projektit PEDAKOS, i cili synon të përmirësojë cilësinë e shërbimeve edukative të fëmijërisë së hershme në vend, pra përmes, trajnimit profesional për mësues dhe edukatorë, shkëmbime të praktikave të mira dhe mbështetje për krijimin e një partneriteti mes publikut dhe privatit.

Kursi ështe strukturuar të realizohet gjatë disa javëve përmes tri momenteve trajnuese gjatë të cilave pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të analizojnë në thellësi parimet e përvojës REMIDA dhe të familjarizohen me metodën e tyre të punës.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: